Taty Castellanos me katër gola të shënuar e ka ndihmuar Gironan të marrë një fitore të rëndësishme në La Liga.
Girona e mposhti Real Madridn me rezultat bindës 4:2.
Skuadra vendase doli në epërsi mjaft herët, me Castellanon që shënoi golin e parë në minutën e 12-të, derisa të 24 ishte përsëri sulmuesi që është në huazim nga MLS që dyfishoi epërsinë.
Vinicius Junior dhjetë minuta më vonë e ngushtoi epërsinë në 2:1.
Castellanos vazhdoi me performancën fantastike edhe në pjesën e dytë, duke shënuar edhe dy gola të tjetër në minutat 46 dhe 62.
Reali arriti ta ngushtoj epërsinë edhe një herë me Lucas Vazquez, por që nuk ishte e mjaftueshme për të marr një rezultat pozitivë.
Reali tani është në vendin e dytë me 11 pikë larg liderit Barcelonës, të cilët po ashtu kanë një ndeshje më pak të zhvilluar, derisa Girona janë në vendin e nëntë./Arbresh.info/
PDK: Tendenca për rishkrimin e historisë në shkollat tona, e...
Seanca e Kuvendit të Zubin Potokut mbahet sot, në rend dite ...
Aksident në Kukës, vetura përplas 49-vjeçaren
Zelensky thotë se data ose vendi i raundit të ardhshëm të bi...
Kurti viziton Odën e Mjekëve të Kosovës
SHBA vlerëson dhe forcon Shërbimin Korrektues të Kosovës