Punëtorët e Korporatës Energjetike të Kosovës do të protestojnë të premtën në sheshin “Nëna Tereza”, në Prishtinë.
Përmes një komunikate për media, Sindikata e KEK-ut ka marrë vendim që të premten në ora 11:00, do të protestojnë për kërkesat e parealizuar të tyre, arbresh.info.
Arsyeja e kësaj proteste sipas, sindikatës është për shkak se nuk është realizuar premtimi nga ana e Bordit për kërkesat e punëtorëve të KEK-ut, për rritje të pagës.
Njoftim i plotë:
“Nga mbledhja e Kryesive të Sindikatave të KEK-ut më datë 20.04.2023 është marrë vendim për Protestë më datë 28.04.2023 duke filluar nga ora 11:00. Protesta do të mbahet para zyrave të KEK-ut në Sheshin “NËNË TEREZA”. Edhe pse ishte një premtim nga ana e Bordit për realizimin e kërkesës së Sindikatave të KEK-ut por edhe premtim publik permes komunikatës së datës 03.04.2023.
Si më poshtë: Duke pasur tërë mirëkuptimin për kërkesat e punëtorëve, pas përfundimit të auditimit dhe certifikimit të pasqyrave financiare në fund të muajit Prill të këtij viti, Bordi dhe Menaxhmenti i KEK-ut, do të shqyrtojë kërkesën e sindikatave se sa do të ketë mundësi që të përfitojnë punonjësit e KEK-ut. Përkundër premtimit kjo nuk po ndodhë prandaj ne vazhdojmë. “Ngrite zërin për ta ngritur pagën””, është bërë e ditur në komunikatë./Arbresh.info/
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...