Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres tha në një takim të kryesuar nga Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergey Lavrov se lufta në Ukrainë po “shkakton vuajtje dhe shkatërrime masive për vendin dhe popullin e tij” dhe po nxit “dislokimin ekonomik global të shkaktuar nga pandemia COVID-19”.
“Tensionet mes fuqive të mëdha janë në nivel historik. Po kështu janë edhe rreziqet e konfliktit, përmes fatkeqësive apo llogaritjeve të gabuara”, paralajmëroi Guterres në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, shkruan Aljazeera.
Rusia mban presidencën e rradhës të Këshillit të Sigurimit në prill dhe organizoi takimin si një nga ngjarjet e shënjuara të mandatit të saj./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...