Kryeministri Albin Kurti ka marr pjesë në nënshkrimin e Marrëveshjeve të Mirëkuptimit për nisjen e aktivitetit të mbështetur nga USAID-i të Partneritetit me sektorin privat për forcimin e arsimit të lartë.
Me ketë rast ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier tha se ky është një partneritet historik, pasi sipas tij, ky partneritet i pajis të rinjtë e vendit me shkathtësi të nevojshme
Tutje tha se me këto bashkëpunime synojmë të mësojmë ne nga kosovarët sepse kemi çka të mësojmë
“Miqësia në mes Kosovës dhe shtetit të Iowas është unike e veçantë dhe vazhdon që të rritet dhe që të jetë e dobishme për dy palët. Pajisja e qytetarëve në Kosovë me shkathtësi të nevojshme është nder prioritete e ambasadës Amerikane. Ky bashkëpunim është prioritet për të gjithë. E dimë që shkathtësitë e duhura për punë janë të nevojshëm për të siguruar punësim të garantuar. Këto partneritet gjithnjë dhe më shumë janë, ato ju mundësojnë institucioneve që të mësojnë nga njëra tjetra. Ju përgjigjet edhe përgjegjësive që i kemi si gjenerata më e vjetër që të rinjtë të marrin arsimin e duhur. Në mendoj që shteti i Iowas sjell diçka dhe siç e thanë miqtë e mi këto universitet sjellin shumë këtu”, tha ai./Arbresh.info/
KFOR kryen patrullime në disa komuna të Kosovës: Këto aktivi...
U hodh molotov e gaz lotsjellës, përfundon protesta e PD’së ...
Presidentja takohet me mërgatën në Zvicër
Kishin urdhërarrest aktiv, kapen të dyshuarit nga policia në...
The Geopost: Policia sekuestron 156 kilogramë eksploziv në Z...
Kurti bashkëbisedoi me studentë ndërkombëtarë të programit e...