Prokuroria Themelore e Prishtinës ka nisur hetimin ndaj Besim Currit, ish-drejtor ekzekutiv i Odes së Avokatëve të Kosovës (OAK).
Lajmin për nisjen e hetimeve ndaj Currit e ka bërë të ditur për “Betimi për Drejtësi” Prokuroria Themelore e Prishtinës.
“Lidhur me kërkesën e parashtruar nga ana juaj, ju njoftojmë se Prokurori i Shtetit ka autorizuar Policinë e Kosovës për grumbullimin e provave, me qëllim të ndriçimit të plotë të çështjes në fjalë”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.
Ndryshe, dy ditë pas publikimit të këtij hulumtimi, Besim Curri kishte dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit ekzekutiv të Odës së Avokatëve.
Sipas hulumtimit të “Betimit për Drejtësi” drejtori tashmë i dorëhequr i OAK-së, Besim Curri, ka ofruar ndihmë juridike pa licencë të avokatit, madje i njëjti e ka pranuar se është avokat pasi ekipi i “Betimi për Drejtësi” e ka telefonuar duke kërkuar ndihmën e tij. Po ashtu, Curri ka dalë në takim me ekipin tonë brenda orarit zyrtar, duke menduar se janë klientë.
Të arsimuarit po lënë Shqipërinë, emigrojnë 23%, rikthehen 3...
Rriten vdekjet në vendin e punës, 19 viktima nga fillimi i v...
KQZ miraton fletëvotimin për votimin jashtë Kosovës
Agim Veliu reagon ashpër ndaj LDK-së pasi nuk u përfshi në l...
PDK prezanton listën e kandidatëve për deputetë
Fundoset varka me emigrantë në Greqi, 18 të vdekur