Dy burra kanë raportuar në policinë e Gjakovës, se janë sulmuar nga tre të tjerë, ku njëri prej tyre dyshohet se ka shtënë me armë, derisa dy tjerët kanë përdorur thika.
Sipas njoftimit të policisë, të dyshuarit fillimisht janë larguar nga vendi i ngjarjes me veturën e tyre, teksa më pas janë arrestuar dhe njërit i është sekuestruar një revole.
Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje
“Rr. Gjon Nikoll Kazazi, Gjakovë 23.04.2023 – 15:56. Dy viktima meshkuj kosovarë kanë raportuar se janë sulmuar nga tre të dyshuar meshkuj kosovarë, ku njëri prej tyre dyshohet se ka shtënë me armë ndërsa dy të tjerë kanë përdorë thika.Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes me veturën e tyre. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar tri gëzhoja të armës me gas. Pas veprimeve të menjëhershme policore janë arrestuar tre të dyshuarit, dhe nga njëri i dyshuar është sekuestruar një revole. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit me vendim të së cilit tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim./Arbresh.info/
Aksioni i dytë i policisë brenda ditës: Zbulohet arsenal arm...
Presidenti i PSG-së, Al-Khelaifi nis negociatat për të sigur...
Kontraktorët dëmtojnë gypin, ndërpritet furnizimi me ujë në ...
Aksident fatal në rrugën Gjakovë–Prizren, humb jetën një 81-...
Cilat janë dyshimet ndaj tre kryesuesve të QKN nga grupi i p...
Të paktën 61 viktima në Afganistan, shkak reshjet e dendura ...