Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka thënë se qytetarët e komunitetit serb po vazhdojnë që të ballafaqohen me presionin dhe kërcënimet që po bëhen nga Beogradi.
Sveçla, përmes një postimi në Facebook, tha se qytetarët e komunitetit serb janë të kërcënuar në vazhdimësi, duke sulmuar veturat dhe duke iu djegur pronat e tyre sapo i kanë dorëzuar targat ilegale të Serbisë, shkruan arbresh.info.
“Serbia po vijon me përndjekje e arrestime të serbëve të cilët akuzohen se janë angazhuar në institucionet tona. Pasi nën presion iu kanë kërkuar dorëheqjet nga institucionet tona, tani edhe i ndëshkojnë përmes arrestimeve e i kërcënojnë përmes formave të ndryshme”, ka shkruar Sveçla.
Po ashtu ai shtoi se qëllimi i Serbisë është që të destabilizojë gjendjen, ku kanë përdorur qytetarë serbë për të arritur qëllimet e tyre.
Tutje, ministri tha se shumë kandidant janë penguar e janë dorëhequr për shkak të presioneve e sulmeve të shumta të kriminelëve të dirigjuar nga Beogradi.
“Ata janë kërcënuar në vazhdimësi, janë sulmuar, veturat dhe pronat e tyre janë djegur sapo i kanë dorëzuar targat ilegale të Serbisë, bizneset e tyre janë shkatërruar çdoherë që pronarët nuk kanë pranuar të jenë pjesë e lojërave të tyre. Zërat ndryshe janë ndalur padrejtësisht e me orë të tëra nga policia dhe shërbimi sekret i Serbisë ndërsa tani kur jemi në proces zgjedhor, shumë kandidatë janë penguar e janë dorëhequr për shkak të presioneve e sulmeve të shumta”, ka shtuar ai.
Andaj, ai tha se nesër është mundësia që të marrin fund ata që udhëheqin grupe me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në veri, dhe komuniteti serb të lirohet përgjithmonë nga ta.
“Nesër do të mbahet procesi zgjedhor në 4 komunat veriore dhe përkundër frikës dhe pasigurisë që tentojnë të përhapin qarqe të caktuara e të orkestruara, ju bëj thirrje qytetarëve që të marrin pjesë në votim. Nesër është mundësia që përmes votës së qytetarëve, grupet që kanë udhëhequr nën dirigjimin e Vuçiq të marrin përgjigjen e merituar dhe qytetarët të çlirohen përfundimisht nga ta”, ka përfunduar ai./Arbresh.info/
A është vërtet më afër se kurrë një marrëveshje paqeje për U...
Barcelona bën detyrën dhe kalon tutje në Kupën e Mbretit
Ludo Lee shpërthen ndaj Albës: Kjo koka e sëmurë o vëlla, de...
Abdixhiku për Agim Veliun: E ka vendin e tij në LDK gjithmon...
Arktiku përjetoi vitin më të nxehtë të regjistruar ndonjëher...
Mbyllet Asambleja e SEPCA-s në Vlorë, Drejtori i Policisë së...