Shqipëria ka pezulluar hyrjen pa viza në territorin shqiptarë për shtetasit rusë. Vendimi u mor një ditë më parë nga Këshilli i Ministrave.
Kjo VKM është pasqyruar edhe nga ambasada e Shqipërisë në Federatën ruse, e cila njofton anulimin e vizave turistike për shtetasit rusë.
“Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Federatën Ruse bën me dije, se në përputhje me ndryshimet e datës 20 prill 2023 në Vendimin e Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë nr. 858, datë 29.12.2021, anulohet regjimi pa viza për shtetasit e Federatës Ruse (çdo vit nga 1 maji deri më 30 shtator)”, thuhet në një mesazh të publikuar në faqen e ambasadës shqiptare në Moskë.
Shtetasit rusë duhet të aplikojnë për vizë pranë ambasadës shqiptare./Euronews.al/
Edi Rama mbledh kabinetin qeveritar me ministrat e rinj
ZPS: Thaçi, përmes Fazliut, e udhëzoi Remin si të dëshmonte
Konjufca takon ambasadoren finlandeze, flasin për njohjen e ...
ZPS: Thaçi kishte shënjestër dëshmitarët që i shihte si kërc...
Ragmi Mustafi vazhdon si Këshilltar Politik i Kurtit për Lug...
Sonte Kosova-Sllovakia, Dardanët synojnë fitore