Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s ka mbërritur në Kiev. Sipas raportimeve dhe fotove të postuara në rrjetet sociale tregojnë se Jens Stoltenberg, ka mbërritur në Kiev këtë mëngjes.
Kjo është vizita e parë që nga pushtimi i Rusisë, në shenjë mbështetjeje për Ukrainën ndërsa vendi po përgatitet të nisë një kundërofensivë.
Stoltenberg bëri nderimet e tij për ushtarët ukrainas që janë vrarë duke luftuar në luftë dhe shqyrtoi pajisjet e dëmtuara ushtarake ruse të ekspozuara në një shesh qendror në Kiev, sipas burimeve nga Reuters.
Rikujtojmë se Stoltenberg ditën e djeshme u takua me presidentin çek, ku një ndër temat që diskutuan ishte mbështetja e NATO-s ndaj Ukrainës. /Abc news
PSG barazon shpejtë, realizon Khvicha Kvarastkhelia
Rama: Kosova nuk i përket LVV-së, Kurtit apo një narrative t...
Bayerni realizon ndaj PSG
Tahiri: Strategjia e Kurtit, pamundësimi i ndërtimit të kons...
“Albin, krejt Kosova po e di që ia ke mësy me kapë shtetin...
Besnik Tahiri: Nuk jemi pjesë e komplotit ndaj shtetit