Abdixhiku: Kjo është një ditë e paharrueshme për qytetarët

13:44 | 18 Prill 2023
Emir Abduramani

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, e ka përshëndetur miratimin e liberalizimit të vizave nga Parlamenti Evropian.

Abdixhiku e ka quajtur këtë ditë si të paharrueshme për Kosovën dhe qytetarët e saj.

”Një ditë e paharrueshme për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj pasi liberalizimi i shumëpritur i vizave miratohet përfundimisht nga Parlamenti Evropian“, ka shkruar Abdixhiku në Twitter, të martën.

Ai ka thënë se procesi i vonuar deri më tash ka qenë i padrejtë për Kosovën, dhe tash, ai po e sheh fundin.

“Ne e festojmë këtë moment historik dhe presim me padurim një të ardhme brenda familjes evropiane“, ka thënë ai./Arbresh.info