Vedat Muriqi do të ketë mundësinë ta vazhdoj sezonin e mirë që po kalon me përballjen ndaj Celta Vigos.
Me fillim nga ora 21:00 , Mallorca udhëton drejt Celta Vigos në kuadër të xhiros së 19 në La Liga.
Pas dy golave të shënuar në ndeshjen e fundit, Muriqi do të kërkojë ta gjejë rrjetën përsëri.
“Pirati” do të luajë përsëri nga minuta e parë, pasi të dyja skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare.
Celta Vigo: Villar, Hugo, Aidoo, Galan, Unai, Beltran, Miguel, Gabri, Luca, Aspas, Seferovic.
Mallorca: Rajkovic, Maffeo, Valjent, Raillo, Hadzikadunic, Sanchez, Morales, De Galarreta, Amath, Lee Kang-in, Muriqi.
Muriqi po kalon një sezon fantastik në Spanjë, pasi ka shënuar 13 gola në 27 ndeshje deri më tani./Arbresh.info/
Paz flet për të ardhmen tek Reali
“Po s’fitove do kesh probleme”, Limi e paralajmëron Albën
Prokuroria kërkon dënimin maksimal për Sërgjan Lazoviqin, mb...
Tirana rikthen gardian dardan, Visar Bekaj
Gërvalla: Kadare i dha Kosovës zë botëror
Begaj viziton Shtëpinë Muze të Kadaresë në 90-vjetorin e lin...