Edon Zhegrova e ka përsëritur ëndrrën e tij për të luajtur në një klub të madh.
Më saktësisht, ylli kosovar që nga fëmijëria e ka ëndërr transferimin në Barcelonë dhe këtë e ka konfirmuar edhe në intervistën e tij të fundit.
“Unë jam duke punuar shumë. Kam bërë progres në anën fizike dhe taktike. Nuk do të ndalem derisa të arrij atje (transferimin tek Barça). Por, në futboll nuk i dihet. Po shpresoj që ta kem shëndetin, të vazhdoj të punoj dhe pastaj tjerat vijnë”, tha Zhegrova për Klan Kosova.
Ai është bërë një lojtar kyç i skuadrës së Lille.
24-vjeçari ishte protagonist në dy ndeshje për skuadrën franceze.
Edon Zhegrova, javën e kaluar realizoi dy gola kundër Lorient duke ia mundësuar fitoren ekipit të tij.
Edhe mbrëmë Zhegrova ishte kreator i fitores së Lille, e cila fitoi me përmbysje ndaj Montpellier me rezultat 2:1.
Kurti me akuza të rënda për opozitën: Zanatin e kanë të vjet...
Pacolli: Mungesa e konsensusit politik po e çon vendin drejt...
Deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri, Kuvendi sh...
Kosova në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare
Kurti: Pas një qeverisje 5-vjeçare është rritur mbështetja p...
PDK: U mbrojt rendi kushtetues, zgjedhjet të caktohen sipas ...