Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se të gjithë qytetarët me të drejtë vote në Mitrovicë të Veriut, Zveçanit, Leposaviqit dhe Zubin Potokit, përmes makinës kërkuese të KQZ-së mund ta gjejnë qendrën e votimit në zgjedhjet e 23 prillit.
Procedura për këtë qëllim është e thjeshtë, duke shënuar vetëm numrin personal të identifikimit në makinën kërkuese që është vendosur në ueb faqen e KQZ-së në hapësirën, “Gjej qendrën tuaj të votimit”, apo në vegzën direkte: https://eomp.kqz-ks.org/
Në këtë makinë kërkuese janë përditësuar të dhënat e listës votuese në përputhje me vendimin e KQZ-së për miratimin e listës së qendrave të votimit dhe lokacionet e tyre, i datës 14 prill 2023. Sipas këtij vendimi, numri i përgjithshëm i qendrave të votimit në këto katër komuna është 19 me gjithsej 34 vendvotime, prej tyre 6 janë qendra votimi të rregullta me gjithsej gjashtë vendvotime, ndërsa 13 qendra të tjera votimi janë alternative me gjithsej 28 vendvotime.
Simeone i prerë për interesimin ndaj Alvarez: Nuk jam në kok...
Gjuajtën me armë zyrtare jashtë detyrës, IPK suspendon dy po...
Irani ndalon eksportet e çelikut
Aksion policor në tri rajone, arrestohen pesë persona për fa...
Zhduket një 28-vjeçar në Durrës, prej 10 ditësh asnjë kontak...
Në afatin e fundit për presidentin, Kurti thërret konferencë...