Trajneri i Chelseas, Frank Lampard, konsideron se klubi duhet të fokusohet në projektin e tij dhe të injorojë zërat e jashtëm.
Ky edicion nuk ka qenë i Chelseas në kuptim të suksesit. Skuadra nuk qëndron mirë as në Premier League si dhe është në prag të eliminimit nga Champions League. Gjithashtu ka shkarkuar dy trajnerë.
“Duhet të kuptosh kur je në një projekt, ka momente që duhet të thellohesh. Nuk mendoj se është e rëndësishme që ne të fokusohemi tek opinioni”, ka thënë ish-futbollisti anglez që tani i është besuar roli i trajnerit të përkohshëm. “Chelsea ka qenë klub jashtëzakonisht i suksesshëm për një periudhë të gjatë kohore. Po edhe një klub me tranzicion: të pronësisë, lojtarë që janë larguar, lojtarë që janë afruar”.
Chelsea aktualisht gjendet në pozitën e njëmbëdhjetë në Premier League, ndërsa këtë javë në çerekfinale të Champions League ka humbur ndeshjen e parë nga Real Madrid./rtk
Ulutas pret në takim ambasadorin amerikan në NATO në Prishti...
Kurti: Inovacioni dhe kreativiteti, bazë e zhvillimit të qën...
“Netanyahu do arrestohet në Hungari”/ Magyar: Hungaria nuk d...
Detaje të reja nga vrasja e trefishtë në Mal të Zi, policia ...
Reagon Albulena Haxhiu: Burgimi i përjetshëm, përgjigje e fo...
Sipas Sky Sport, Slot pritet të vazhdojë edhe për një sezon ...