Me qëllim të zgjerimit të bashkëpunimit për Programin e Binjakëzimit në lidhje me onkologjinë pediatrike, Ministria e Shëndetësisë dhe Shërbimi Spitalor Klinik Univeristar i Kosovës nënshkruan Memornadumin e bashkëpunimit me Qendrën “Prinses Máxima” dhe “World Child Cancer-NL” të Utrecht, Holandë.
Marrëveshja u nënshkrua nga Ministri i Shëndetësisë Dr. Arben Vitia, U.D. drejtoresha e SHSKUK-së, Dr. Narqize Arënliu Hoxhaj, Z. Ferry van Schoonhoven, Kryetar i “Princess Máxima” për onkologji pediatrike dhe Znj. Gita Gallé, COO dhe CFO.
Kjo marrëveshje ka për synim partneritetin ndërmjet palëve, optimizimin e kujdesit mjekësor për fëmijët me sëmundje malinje që trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, në mënyrë që të rritet shkalla e mbijetesës për këta pacientë dhe të përmirësohet kujdesi për ta.
Memorandumi do të ndikojë drejtpërdrejt në trajnimin, edukimin dhe këshillimin e mjekëve, infermierëve, teknikëve, hulumtuesve dhe profesionistëve të tjerë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës në fushën e shërbimeve onkologjike për fëmijë./Arbresh.info/
Rahoveci 029 mposht Sigal Prishtinën, Ylli triumfon në Gjako...
Një 20-vjeçare nga Tetova ka pësuar lëndime të rënda pasi ka...
Franca kundër SHBA për dërgimin e anijeve luftarake në Ngush...
Nesër nis zbatimi i ligjit për të huajt
Lehtësirat e Qeverisë ndaj qytetarëve serbë, Terras: Marrëve...
OVL-UÇK reagon pas vendimit të Qeverisë për lehtësira për se...