Bekim Qoku është këshilltari i ri i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Sipas njoftimit të kryeministrisë, Qoku është emëruar si Këshilltar i Jashtëm Politik i për marrëdhëniet me Maqedoninë e Veriut.
Qoku ka qenë për shumë vite deputet në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut nga radhët e PDSH-së, ndërsa qe një kohë është edhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje.
“Kryeministri Kurti i uroi z.Qoku suksese në detyrën dhe përgjegjësitë e reja, në funksion të zgjerimit dhe thellimit të bashkëpunimit me Maqedoninë e Veriut”, thuhet në komunikatën e zyrës së kryeministrit.
Qoku vjen nga Maqedonia e Veriut, më saktësisht nga Ohri./Arbresh.info

Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...