Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, ka përfunduar seanca dëgjimore ndaj tre të dyshuarve për sulm ndaj gazetarit Valon Syla.
Lajmin e ka konfirmuar për Arbresh.info, zëdhënësja e kësaj Gjykate, Mirlinda Gashi.
Ndërsa, lidhur me vendimin për caktimin e masës, pritet të vendos gjyqtari i procedurës paraprake gjatë ditës së sotme.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), dje ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tyre për veprën penale ‘’Nxitja e përçarjes dhe urrejtjes’’.
Sulmi ndaj Sylës ndodhi të martën mbrëma në Prishtinë dhe të dyshuarit janë Lum Dervishi, Kenan Hasani dhe Okan Hasani, ku dy nga ta raportohet se janë vëllezër mes vete.
Ndaj tre personave që janë të dyshuar për sulmin, rëndohet akuza e kryerjes së veprës penale “Nxitje e përçarjes dhe mosdurimit” si dhe ceket fakti se rasti po hetohet nga Drejtoria Kundër Terrorizmit. Arbresh.info
Haxhiu: Heqja e fusnotës, hap i rëndësishëm për Kosovën
Ylli i madh i Galatasarayt bëhet prioritet i Barcelonës
Forcat e mbrojtjes së NATO-s neutralizojnë raketën e tretë i...
NATO: S’ka vendim për reduktimin e trupave amerikane nga Kos...
Maqedonci për blerjen e raketave kineze nga Serbia: Shpërfaq...
Osmani: Masakra e Tregut të Gjelbër në Mitrovicë dëshmi e k...