Nesër në Kosovë do fillojë vizitën zyrtare kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, bashkë me tre ministra të qeverisë së tij dhe kryetarin e Ulqinit dhe Tuzit.
Në lidhje me këtë vizitë, Policia e Kosovës me një komunikatë për media ka thënë se do të kujdeset për sigurinë e tij dhe mundësimin e lëvizjes së eskortës qeveritare.
Policia e Kosovës, gjatë kësaj vizite do të kujdeset për ofrimin e sigurisë dhe mirëmbajtjen e rendit e qetësisë publike gjatë kohës së lëvizjes së eskortës dhe qëndrimit të delegacionit shtetëror në vendin tonë.
“Ju njoftojmë se në disa segmente rrugore do të ketë ndërprerje të qarkullimit të automjeteve, do të ketë riorientim të trafikut në rrugë alternative, andaj Policia e Kosovës kërkon mirëkuptim të plotë nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik”, thuhet në komunikatën e Policisë./Arbresh.info
5 shqiptarë arrestohen në Britani, akuzohen për të paktën 59...
Ushtria amerikane thotë se asnjë anije nuk e kaloi bllokadën...
Nesër mot i paqëndrueshëm, me diell dhe riga shiu
ShBA-të paralajmërojnë Kinën, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe...
Rasti “Banjska”, të dyshuarit nesër dalin para Gjykatës
11 të hospitalizuar nga djegia e ndërtesës në Tiranë, ende s...