Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se Qeveria e Kosovës e dënon rastin e plagosjes së një qytetari serb në veri të vendit nga një zyrtar policor.
Ajo, në një konferencë për media tha se Policia e Kosovës është policia më kredibile në rajon dhe ofron sigurinë e qytetarëve, pa dallim etnie.
“Është bërë një punë e jashtëzakonshme për të gjetur shkaqet dhe të gjitha rrethanat me plagosjen e qytetarit serb. Siç jeni në dijeni, Policia e Kosovës është policia më kredibile në rajon, dhe gjatë kësaj kohe sidomos kohës së fundit ka pasur një përpjekje maksimale për të luftuar kriminalitetin, në atë pjesë të vendit tonë, sigurisht edhe për të ofruar siguri ndaj qytetarëve tanë, pavarësisht etnisë apo nacionalitetit”.
“Prandaj për këtë si qeveri i përgëzojmë Policinë e Kosovës, e dënojmë rastin e mbrëmshëm, siç jeni në dijeni katër policë janë suspenduar, dhe katër zyrtarë policor janë në mbajtje”, ka thënë Haxhiu./Arbresh.info
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...