Kina ka raportuar rastin e parë fatal të gripit të shpendëve H3N8 te njerëzit, pasi regjistroi dy infeksione të tjera jo-fatale me këtë sëmundje vitin e kaluar, njoftoi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
Vdekja e raportuar ishte ajo e një gruaje 56-vjeçare nga provinca jugore kineze e Guangdong.
OBSH tha se një përhapje më e gjerë e virusit midis njerëzve ishte e pamundur, por megjithatë theksoi rëndësinë e “mbikqyrjes globale për të zbuluar ndryshimet virologjike, epidemiologjike dhe klinike të lidhura me viruset qarkulluese të gripit që mund të ndikojnë në shëndetin e njerëzve ose kafshëve”.
Gruaja që vdiq kishte një sërë sëmundjesh themelore dhe shpesh ishte e ekspozuar ndaj shpendëve të gjallë dhe shpendëve të egër, tha OBSH.
Ajo u sëmur më 22 shkurt, u shtrua në spital me pneumoni të rëndë më 3 mars dhe vdiq më 16 mars.
Raporti tha se burimi i infeksionit mund të ketë qenë një treg i lagësht i vizituar nga gruaja përpara se të sëmurej, pasi mostrat e mbledhura atje kishin rezultuar pozitive për gripin A(H3).
Asnjë rast i infeksionit nuk ishte gjetur tek askush që kishte qenë në kontakt të ngushtë me gruan, tha OBSH.
“Bazuar në informacionin e disponueshëm, duket se ky virus nuk ka aftësinë të përhapet lehtësisht nga personi në person dhe për këtë arsye rreziku i përhapjes së tij midis njerëzve në nivel kombëtar, rajonal dhe ndërkombëtar konsiderohet i ulët”, thuhet në deklaratë.
Virusi H3N8 zbulohet zakonisht te zogjtë, por shkakton pak simptoma. Virusi dihet se ka qarkulluar që nga viti 2002 kur u gjet për herë të parë te shpendët e ujit të Amerikës së Veriut, raporton DW.
Rastet e para të regjistruara njerëzore janë ato që janë shfaqur tani në Kinë. Dy rastet e mëparshme u raportuan prillin dhe majin e kaluar, me një person që u sëmur rëndë, ndërsa tjetri kishte vetëm simptoma të lehta.
Tentoi udhëtonte me pasaportë të falsifikuar, arrestohet një...
Ndalohet një person për kontrabandë më mallra
Të shtëna me armë zjarri në Lipë të Zveçanit
Arrestohet një i dyshuar për krime lufte në Kaçanik, konfisk...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, plagosen dy persona –...
Shoferi i dehur përplas turmën në festivalin e Luizianës, të...