I dërguari i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar vijon sot ditën e tij të dytë në Shqipëri.
Ai ka takuar mëngjesin e kësaj të mërkure kryetarin e komanduar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeajn.
Të pranishëm kanë qenë edhe deputetë të tjerë si Gazment Bardhi, Oriola Pampuri dhe Kreshnik Çollaku.
Në këtë takim është diskutuar për zgjedhjet vendore të 14 Majit. Më pas, Escobar do të takohet me kreun e Partisë së Lirisë, Ilir Meta.
Një ditë më parë, ai u takua edhe me Presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama. Escobar ka bërë thirrje që kandidatët për zgjedhjet lokale të 14 Majit të kenë integritet të lartë dhe të përmbushin kërkesat e ligjit. /tvklan.al
Leverkusen-Bayern, s’ka fitues në derbin gjerman
Irani njofton lëshime të reja raketash kundër Izraelit
Komandanti i KFOR-it takohet me gjeneralin e forcave të arma...
Habermas mbështeti bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë
Trumpi thotë se SHBA-ja do ta hapë Ngushticën e Hormuzit me ...
Rihapet pikëkalimi kufitar në Jarinjë