Sot në Tiranë është shënuar hapja e Tregut të Ditës në Avancë të Bursës Shqiptare të Energjisë, ALPEX, ku e pranishme ishte Ministrja e Ekonomisë e Republikës së Kosovës, Artane Rizvanolli, Zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, si dhe përfaqësues tjerë të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë.
Në fjalën e saj, Ministrja Rizvanolli shprehu kënaqësinë që po marrë pjesë në një moment kaq të veçantë për sektorët e energjisë, ka theksuar se tregu i përbashkët siguron mundësi të reja biznesi dhe më shumë tregti ndërkufitare, duke arritur përfitime në efikasitet dhe standarde më të larta të shërbimit.
Gjatë krizës energjetike që kishte përfshi Evropën dhe vendet tona, Rizvanolli tha se falë bashkëpunimit të shkëlqyer në mes të KEK-ut dhe KESH-it, kemi mbrojtur vendet tona nga importet e shtrenjta të energjisë, duke u kursyer rreth 50 milionë euro qytetarëve të Kosovës, e vlerë e ngjashme u është kursyer edhe qytetarëve të Shqipërisë.
Po ashtu Rizvanolli ka theksuar se ALPEX ka mbështetjen e plotë nga Qeveria e Republikës së Kosovës që të krijojë kushte për një treg konkurrues të energjisë elektrike, të krijojë kushte për një treg të orientuar drejt importit dhe eksportit, ku do të përfitojnë konsumatorët dhe sektorët e energjisë elektrike, të ofrojë fleksibilitet për integrim në tregjet rajonale dhe atij evropian të energjisë elektrike, dhe të hartojë rregulla transparente dhe të përshtatshme për pjesëmarrësit e tregut, operatorët e rrjetit të transmetimit dhe të shpërndarjes.
“Bashkë jemi më të fortë, bashkë Shqipëri e Kosovë, bashkë edhe me aleatët tonë e me fqinjët tonë, me të cilët ndajmë vlerat e qëllimet!” ka theksuar Rizvanolli, thuhet në komunikatën për media./Arbresh.info/
Nesër përfundon rinumërimi i votave
Specialja shtyn për 27 shkurt fillimin e gjykimit ndaj Thaçi...
FSK-ja i bashkohet kërkimeve për një person të humbur në lum...
Mbappé i ashpër pas humbjes në Lisbonë: Kjo nuk është skuadë...
Kurti bëri homazhe në vendin ku u vra 15-vjeçari Gazmend Bra...
Vërshimet e janarit, AME evakuoi 42 persona dhe pati mbi 1 m...