Bashkimi dhe Prishtina do të përballen në ndeshjen e pestë dhe finale të Play-off-it, ku do të vendoset kampionia e Kosovës në kategorinë e femrave.
Bashkimi fitoi ndeshjen e parë më rezultat 92:76, por Prishtina arriti ta barazoj serinë duke e fituar ndeshjen e dytë me shifrat 79:66.
Prizrenaset e rrëmbyen fitoren e tretë me vetëm një pikë dallim, 70:69, ndërsa në lojën e katërt, vajzat nga kryeqyteti bindshëm ishin më të mira, duke e mbyllur ndeshjen me rezultat final 67:42.
Prizrenaset duan trofeun e shtatë të titullit të kampionit, kurse prishtinaset të 12-tin në histori të klubit.
Sfida do të zhvillohet në Therandë në Palestrën “13 Qershori” nga ora 20:00./Arbresh.info/
Nesër afati i fundit për të ndërruar qendrën e votimit
Fundjavë me vranësira dhe riga shiu në vend
Komuna e Prishtinës njofton për stërvitje të FSK-së në Koliq...
Labi: Feja ime nuk e lejon të vishem siç vishet Londrimi
Studentë të 14 njësive akademike të UP-së përfitojnë mbështe...
SPAK nënshkruan pesë memorandume mirëkuptimi me vendet e Ame...