Mos licencimi i Federatës së Futbollit të Kosovës nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit po vazhdon të paraqes probleme për klubet.
Trajneri i Llapit, Tahir Batatina, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se nëse ky problem nuk zgjidhet do të shqyrtohet mundësia e bojkotimit të garave.
“Po duket që rruga e vetme e mundshme do të jetë ndërprerja e garave dhe mobilizimi për hapat e radhës ndaj Ministrisë që tash e ka kaluar çdo limit profesional, njerëzor por edhe sportiv. A po humb durimi tek klubet e futbollit sepse para dy javëve, Komisioni i Licencimit na premtoj se do t’i rikthej vërejtjet e tyre për klubet, klubet t’i rregullojnë ato dhe të licencohet Federata e Futbollit e të vazhdoj Ligji për Sponsorizim”, ka shkruar ai.
MKRS nuk ka licencuar FFK-n për shkak të disa dokumenteve, duke e bërë që ekipet të mos kenë të drejtën e Ligjit për Sponsorizim./Arbresh.info/
Turqit arrijnë në Kosovë, në pritje u del presidenti i FFK-s...
Gjykata Kushtetuese hedh poshtë kërkesa e Albulena Haxhiu pë...
Kërkesa e Presidentes për anëtarët e KQZ-së, Kushtetuesja e ...
Kosova U19 e mposht Turqinë U19
KMDLNJ: Pensionistët e Kosovës janë lënë në harresë nga Qeve...
KB Peja ndahet me trajnerin Damir Milacic