Anthony Joshua ka njoftuar se nuk do të kthehet në ring deri në dhjetor, pas fitores së këtij muaji ndaj Jermaine Franklin.
Ylli britanik i peshave të rënda është lidhur me luftimet kundër Dillian Whyte dhe Tyson Fury pas fitores me vendim unanim ndaj amerikanit Franklin në “O2”.
Por Joshua u duk se pësoi një lëndim në hundë gjatë përleshjes dhe ai postoi një deklaratë në mediat sociale që sugjeronte një mungesë të gjatë nga sporti, shkruan Sky Sports.
“Ndeshja ime e radhës është planifikuar për në dhjetor. Jo ideale, por gjithçka është pjesë e një tabloje më të madhe”, ka konfirmuar Joshua në historinë e tij në Instagram.
Joshua i largoi mendimet e daljes në pension pasi arriti fitoren e tij të parë që nga viti 2020 kundër Franklin.
Joshua humbi titujt e tij të unifikuar të peshave të rënda WBA, WBO dhe IBF nga Oleksandr Usyk në 2021 dhe nuk mundi t’i rimarrë ato kur humbi revanshin e tij vitin e kaluar me ukrainasin./Arbresh.info/
Abdixhiku reagon sërish: Mes shtetit ‘karate’, propagandës e...
Kurti pas daljes nga Kuvendi: Kam besim se presidenti zgjidh...
Rodrygo thotë se “konkurrenca e fortë” mes tij dhe Mbappes, ...
David Raya: Po të kisha qëndruar në Spanjë, do të punoja si ...
Abdixhiku tregon 15 nënshkrimet e LDK-së për Vjosa Osmanin
Manchester United shënon fitore ndaj Brentfordit