Një 41-vjeçar në Qafë Prush të Hasit është arrestuar nga policia, pasi tentoi të kalonte kufirin me një armë sportive të fshehur në bagazhin e veturës.
I arrestuari, banues në Kukës, akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”, shkruan TCh.
“Tentoi të kalonte kufirin, me një armë sportive që e kishte fshehur në bagazhin e automjetit, vihet në pranga 41-vjeçari. Sekuestrohen arma sportive, municion për këtë lloj arme dhe automjeti që drejtonte 41-vjeçari”, thuhet në njoftimin e policisë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...