Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, sot në përvjetorin e betejës së Kosharës, ka përkujtuar heronjtë që dhanë jetën për liri.
Abdixhiku, tha se thyerja e kufirit shqiptaro-shqiptar është triumfi ushtarak i UÇK-së.
“Mes heronjëve të rënë që kanë gjetur pavdekësinë, me të gjallët dhe kujtimet e tyre për mëngjesin që mbanë datën 9 prill, shënuam 24 vjetorin e Betejës së Koshares dhe triumfit ushtarak të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në thyerjen e kufirit shqiptar. Kosharja sot na qëndron si tempull rikujtimi për gjithë sakrificën e djemve e vajzave të vendit për të sotmen tonë dhe të ardhmen e brezave që vijnë. Na qëndron si shenjë rikujtimi se çdo ditë e jona sot, është detyrim shërbimi ndaj atdheut tonë të shenjtë – Kosovës. Sot, nderojmë Agim Ramadanin, Sali Çekajn, Xhemajl Fetahajn, Abaz Thaçin, dhe secilin hero të rënë në altarin e lirisë. Kosharja, vendi i fundit i tyre, është themel i lirisë sonë. Nderojmë po ashtu, gjithë të rënët e huaj në rrugëtimin tonë drejt lirisë; nderojmë francezin Paillard Arnaud Pierre, algjerianin Murad Muhammad Ali e italianin Francesco Giuseppe Bider. Nderojmë të shkuarën tonë të lavdishme e të dhimbshme. Lavdi!”, ka thënë ai./Arbresh.info/
Shefi i agjencisë bërthamore: S’ka asnjë provë se Irani po n...
Spanja i përgjigjet Trumpit pas kërcënimit për ndërprerje të...
Bëhen publike letrat që Haradinaj ua dërgoi Hamzës e Abdixhi...
Barcelona me epërsi prej dy golave pas pjesës së parë ndaj A...
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane
Debatet e ashpra në shtëpi, Rogerti lë garën në “Big Brother...