Dy motra britaniko-izraelite janë vrarë dhe nëna e tyre është plagosur nga të shtënat në Bregun Perëndimor të pushtuar.
Ata ishin në një makinë që u përplas pasi u qëlluan në afërsi të kryqëzimit Hamra, në veri të luginës së Jordanit.
Kryetari i vendbanimit Efrat, tha se motrat, të cilat ishin rreth të 20-ave dhe nëna e tyre 48-vjeçare, jetonin atje dhe ishin emigrante nga Britania e Madhe.
Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar tha se ishte e pikëlluar nga lajmi
“Ne jemi të pikëlluar për vdekjen e dy shtetasve britaniko-izraelite dhe lëndimet e rënda të marra nga një individ i tretë”, thuhet në një deklaratë.
Ushtria izraelite tha se forcat e saj po bllokonin rrugët në zonë dhe kishin “filluar një ndjekje të terroristëve”.
Të shtënat ndodhën disa orë pasi avionët luftarakë izraelitë kryen sulme ajrore në Libanin jugor dhe në Rripin e Gazës
Ushtria tha se ata ishin në hakmarrje për sulmin më të madh me raketa ndaj Izraelit të nisur nga Libani për 17 vjet, për të cilin fajësoi grupin militant palestinez Hamas.
Breshëria e raketave pasoi dy net bastisje të policisë izraelite në xhaminë al-Aksa në Jerusalemin Lindor të pushtuar, që shkaktoi zemërim në të gjithë rajonin./BBC/
Dy persona dënohen me burg, pas shantazhit ndaj Heung-min So...
Rrëfehet ambasadori Christopher Hill: Pse vendosa të dëshmoj...
Dolce rikthehet në “Big Brother VIP Kosova” pas 10 ditësh në...
Man United me fitore të jashtëzakonshme ndaj Wolvesit
Trafiku Urban kompenson ditët e humbura të grevës
BE-ja gjobiti platformën X me 120 milionë euro, reagon Trump...