Kabineti qeveritar është mbledhur ditën e sotme dhe në përfundim kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar për mediat se kanë dakordësuar projektligjin për rritjen e pagave. Pas mbledhjes kryeministri tha se paga mesatare në Shqipëri do të shkojë në 900 Euro në harkun e 1 viti.
“Dola sot këtu sepse është një nga ditët më të shënuara të qeverisjes sime. Sapo kemi dakordësuar projektligjin për reformën e re të pagave dhe kemi sanksionuar e zeza mbi të bardhë se në harkun e 1 viti paga mesatare në Shqipëri do të shkojë nga 563 Euro që është sot, në 900 euro. Ky është rezultat i të gjitha përpjekjeve, reformave punëve të bëra, për të ardhur në ditën që ta krijojmë mundësinë për shtëpinë e përbashkët dhe të mund të rishpërndajmë të ardhurat aty ku edhe me shumë të drejtë familjet e zakonshme shqiptare presin më shumë se sa çdo gjë tjetër në arkën e buxheteve të tjera”, u shpreh Rama.
I pyetur se çfarë efekti do të ketë në buxhet kjo rritje Rama tha: “Do të ketë një efekt në buxhet të konsiderueshëm por plotësisht të përballueshëm”. /Arbresh.info/
IPK rekomandon suspendimin e një polici trafiku në Prishtinë
“Për ne, ai ka qenë gjithmonë hero”: Jeta e Afrim Bunjakut n...
Begaj reagon për vdekjen e Rexhep Qosjes: Një mendje e shqua...
Bedri Hamza ngushëllon familjen e Rexhep Qosjes
Moment viral në Ferma VIP: Mimoza i kërkon dron Era Istrefit
Kuvendi miraton Projektligjin për Shtetësinë