Një person është arrestuar nën dyshimin se ka kryer disa vjedhje në një barnatore në Prishtinë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës thuhet se vjedhjet kanë ndodhur më 13 shkurt 2023 dhe më 30 mars të po këtij viti. Pas një pune hetimore, policia ka arritur të identifikojë dhe arrestoj të dyshuarin. Vlera monetare e dëmit për vjedhje në barnatore sillet rreth 520€.
“Rr. Gazmend Zajmi, Prishtinë, 13.02.2023-30.03.2023 – Pas një pune hetimore nga njësia e hetuesisë me datë 06.04.2023 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer disa vjedhje në një barnatore, vlera monetare e dëmit sillet 520 €. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.
Tutje, me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Arbresh.info/
Operacion i befasishëm në kufi – Policia e Kosovës kap ar të...
Rritet sërish çmimi i kurbanit në Kosovë
Kapet një kilogram marihuanë në një veturë në Llapushnik, po...
Ndërron jetë gazetari i sportit, Sami Ademi
Goditet rrjeti i trafikut të drogës
Maqedonci në Turqi, diskutohet ndërtimi i industrisë së mbro...