Suedia do të bëhet anëtare e Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) pavarësisht kundërshtimeve nga Turqia dhe Hungaria, tha të mërkurën shefi i aleancës ushtarake transatlantike, në intervistën e tij të parë që kur Finlanda u bë anëtarja më e re e aleancës.
“Kam besim se Suedia do të bëhet anëtare e NATO-s, jo më pak sepse të gjithë aleatët e NATO-s, përfshirë Turqinë, e ftuan Suedinë të bëhet anëtare në samitin tonë në Madrid,” tha Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg në një intervistë për CNN.
Finlanda u bë zyrtarisht anëtarja e 31-të i NATO-s të martën, duke shënuar një ndryshim të madh në peizazhin e sigurisë në Europën verilindore. Megjithatë, përpjekja e Suedisë për t’u bashkuar me bllokun ka mbetur pezull nga anëtarët e aleancës Turqia dhe Hungaria, pasi sipas rregullave, çdo shtet anëtar mund të vendosë veton ndaj një vendi të ri për t’u bërë pjesë e aleancës.
Anëtarësimi i Finlandës nxiti Ukrainën të përsëriste thirrjet për t’u bashkuar me NATO-n./abcnews.al
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...