Në Shqipëri moti do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike relativisht të paqëndrueshme.
Moti parashikohet me alternime kthjellimesh dhe vranësira deri të dendura kryesisht përgjatë relieveve malore si dhe zonën e jugut.
Në zonën e jugut parashikohen reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave apo stuhive afatshkurtra. Gjithashtu në relievet malore të kësaj zone në lartësitë mbi 700 metër parashikohen reshje të dendura dëbore. Në pjesën tjetër të vendit reshjet e shiut të herëpashershme me intensitet të ulët.
Era do të fryjë nga kuadrati i veriut me shpejtësi mesatare 3 – 9m/sek, ndërsa në bregdet dhe lugina era relativisht intensive dhe shpejtësi deri në 16m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 2-4 ballë.
Temperaturat parashikohen: në zona malore -2 deri 7°C, në zona e ulëta 1 deri 15°C dhe në zona bregdetare 5 deri 14°C./tch
S’ka asgjë konkrete nga interesimi i Realit për yllin e Live...
OKB pritet të votojë sot për një plan për hapjen e Ngushticë...
Begaj uron NATO-n në 77-vjetorin e themelimit: Shqipëria, pa...
I mituri sulmon tre policë në Zubin Potok, përfundon në mbaj...
Babai raporton vajzën e zhdukur në polici, rasti nën hetime
I mituri ther me thikë bashkëmoshatarin në Podujevë, arresto...