Bashkimi ka arritur fitore ndaj Prishtinës në Superligën e Kosovës në kategorinë e femrave me rezultat 70:69, duke kaluar në epërsi 2:1 në seri të Play-off-it dhe i mjafton edhe një fitore për tu shpallur kampion.
Çereku i parë i takoi vajzave nikoqire, të cilat treguan kualitet të lojës, duke mbyllur 10-të minutat e parë me rezultat të përgjithshëm 22:18, por Prishtina rikthehet në 10-të minutat e dytë, duke shënuar 18 pikë, ndërsa Bashkimi 15, kurse pjesa e parë përfundoi 37:36.
Ecurinë pozitive vajzat e Prishtinës e vazhduan edhe në çerekun e tretë, duke realizuar 21 pikë, ndërsa Bashkimi arrit të shënojë vetëm 16.
Sfida u vendos në dhjetë minutat e fundit.
Të dy skuadrat e deshën shumë fitoren, por në pesë minutat e fundit pranë rezultatit 64:69, prizrenaset shënuan gjashtë pikë radhazi, ndërsa asnjë prishtinaset në pesë minuta, duke bërë që fitorja tu takojë prizrenasve 70:69.
Çfarë kanë të veçantë njerëzit e lindur në muajin dhjetor?
SHBA dhe Ukraina diskutojnë për armëpushimin, para samitit e...
Parashikimi i motit për të dielën
Aksident i rëndë trafiku në autostradën Gostivar–Tetovë, tet...
Trepça triumfon bindshëm në Therandë, fitore edhe për Borën
Aksident i rëndë në Tiranë, humb jetën 40-vjeçari