Politikanja serbe, Rada Trajkoviq, ka bërë të ditur se i është ndaluar vajza në aeroportin e Beogradit.
Trajkoviq me anë të një postimi në Twitter, i ka bërë pyetje presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
“Çfarë po ju bëjnë fëmijët e mi, Aleksandar Vuçiq? Përsëri shërbimet tuaja e ndalojnë vajzën time që është mjeke në aeroport me të hyrë në vend. Një qytetare që e respekton ligjin dhe nuk merret me politikë. Çfarë po ju bëjnë fëmijët e mi?”, ka shkruar Trajkoviq.
Kjo nuk është hera e parë që ndalohen fëmijët e Trajkoviq në aeroport, edhe muaj më parë vajza e saj ishte ndaluar në aeroportin serb.
Po ashtu, edhe Trajkoviq ishte ndaluar në mars nga policia në aeroport./Arbresh.info/
Šta ti rade moja deca @avucic? Opet mi tvoje službe zaustavljaju ćerku lekara na aerodromu pri ulasku u zemlju.
Građanku koja postuje zakon i ne bavi se politikom.
Šta ti rade moja deca?
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) April 4, 2023
Kosova pranon Planin e Punës për Punësim dhe Politika Social...
Irani: Kemi marrë masa për t’u përballur me bllokadën e SHBA...
Zjarr në katin e gjashtë të një banese, situata vihet nën ko...
Kos: Në BE ka vend për të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndi...
Konjufca: Dialogu me Serbinë i brishtë për shkak të mungesës...
Zyrtare: Kosova me dy miqësore në qershor, Çekia jashtë dhe ...