Gjatë qëndrimit në Bruksel, zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Republikës së Kosovës, Besnik Bislimi, u takua sot me Komisionerin për Fqinjësi dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.
Takimi u fokusua në bisedime mbi të arriturat e Kosovës, rrugëtimin në integrimin evropian të vendit dhe hapat e ardhshëm.
Përmes një komunikate për media nga Zyra e Kryeministrit bëhet e ditur se vëmendja e Qeverisë është e orientuar fuqishëm kah zbatimi i reformave në kuadër të agjendës evropiane.
Bislimi potencoi mesazhin e përkushtimit dhe angazhimit të Kosovës për të ecur bindshëm drejt Bashkimit Evropian dhe vijimësinë në trajektoren e progresit në sundim të ligjit, demokratizim, luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, politikat sociale, zhvillim ekonomik e kohezion shoqëror.
Ai e falënderoi Komisionerin Varhelyi për bisedën e frytshme, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të vazhdueshëm në rrugëtimin dhe proceset e integrimit evropian të Kosovës./Arbresh.info/
Shqipe Selimi ndër më të votuarat në VV
Qeveria jep detaje për takimin Kurti–Stocker në Vjenë
34-vjeçari i zhdukur në Tiranë, policia dyshon për vrasje
FSK dhe Garda e Ajovës thellojnë bashkëpunimin strategjik
Kurti në Forumin Ekonomik të Vjenës, thekson partneritetin m...
Kalimi nga VV në LDK u kushtoi me mijëra vota, rënia drastik...