Skitarja me prejardhje nga Austria, Sophie Sorschag, ka marr shtetësinë e Kosovës dhe nga tani e tutje do ta përfaqësojë Kosovën në garat e skijimit.
Dekretin për dhënie të shtetësisë iu dorëzua nga presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi dhe kryetari i Federatës Skitare të Kosovës (FSK), Milaim Kelmendi, njëherit nënpresident i KOK-ut.
Ajo tha se pret suksese të mëdha nën flamurin e Kosovës.
“Do të jetë një nderë për mua ta përfaqësojë Kosovën në gjithë botën. Jam e emocionuar për të gjitha sukseset që i do t’i kemi në të ardhmen”, tha ajo.
Sorschag në janar të këtij viti vendosi të përfaqësojë Kosovën në garat ndërkombëtare të kërcimeve me ski.
Ajo është kampione e botës në ekipore me Austrinë në vitin 2021, si dhe pjesëmarrje në Lojërat Olimpike Dimërore Pekini 2022./Arbresh.info/
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Trump: SHBA po bën gjënë e duh...
Arrestimi i Gjestit, reagon Xheneta: Kur mbledh presion për ...
Ribashkohen Elijona, Klodi dhe Londrimi, u bashkohet edhe nj...
Serbia blen raketa kineze “shkatërruese”, Kroacia njofton NA...
Këto simptoma tregojnë rënie të kalciumit në gjak: Kur gjend...
Sherr në BBV, Mali hedh ujë në fytyrë Rogertit