Marco Silva thuhet se është shfaqur si një kandidat surprizë për të marrë vendin e trajnerit të Chelsea, pasi Graham Potter u shkarkua të dielën mbrëma.
Kryetari i Bluve, Todd Boehly i dha fund qëndrimit të Potterit në Londrën perëndimore pas humbjes zhgënjyese 2-0 në shtëpi ndaj Aston Villas të shtunën mbrëma.
Rezultati e la Chelsean në vendin e 11-të në tabelë dhe, ndeshja e parë çerekfinale në Ligën e Kampionëve ndaj Real Madridit e ka detyruar Boehlyn të veprojë.

Graham Potter u shkarkua nga posti i trajnerit të Chelseat të dielën pas humbjes 2-0 ndaj Aston Villa.
Një numër i trajnerëve më të mirë të Evropës tashmë janë lidhur me pozicionin vakant, megjithatë një kandidat befasues nga Liga Premier është shfaqur gjithashtu.
Sipas The Mirror, trajneri i Fulhamit, Silva ka admirues në Stamford Bridge dhe është një nga kandidatët kryesorë për të zëvendësuar Potterin.

Strategu portugez ka ndihmuar Fulhamin të ngjitet lartë në tabelë, me skuadrën e tij që qëndron një vend mbi rivalët e tyre në Londrën perëndimore.
Trajneri i Fulhamit, Silva, e ka udhëhequr skuadrën e tij në vendin e 10-të në tabelë, në sezonin e tyre të parë të kthimit në ligën e parë.
Silva, i cili ka drejtuar më parë Hull Cityn, Evertonin dhe Ëatfordin, mori drejtimin e Cottagers pasi ranë nga kategoria dhe ka ndihmuar ata të rikthehen në elitën e futbollit anglez.
E njëjta media pretendon se Julian Nagelsmann dhe Mauricio Pochettino gjithashtu mbeten në garë për të marrë drejtimin e Chelseat.
Avokati i familjes së Marigona Osmanit kërkon të mbetet burg...
Gjoba kompanive që kryejnë punime me kamion për bartjen e dh...
Radoniqi: Vetëm 35% e komisionerëve në zgjedhjet e 28 dhjeto...
Naim Murselit ia lëshojnë momentin e krismave dhe britmave t...
Dardan Krivaqa: Kërkoj falje, s’ishte e qëllimshme – kam qen...
Mbrojtja e Krivaqës kërkon rigjykim ose heqjen e burgimit të...