Në Gjykatën Speciale në Hagë sapo ka nisur procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi.
Në komunikatën nga Dhomat e Specializuara të Hagës e lëshuar për media lidhur me procesin gjyqësor, thuhet se është planifikuar që deklaratat hyrëse për rastin në fjalë të mbahen më 3, 4 dhe 5 prill, duke filluar prej orës 9:00 të mëngjesit.
“Duke filluar më 3 prill, Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) do të bëjë deklaratën hyrëse dhe për këtë qëllim i janë caktuar më së shumti 5 orë. Më tej, është planifikuar që mbrojtësi i viktimave do të bëjë deklaratën e tij hyrëse që do të zgjasë më së shumti 45 minuta. Pas mbrojtësit të viktimave, do të bëjnë deklarata hyrëse secili prej katër ekipeve të Mbrojtjes. Është planifikuar që këto deklarata të bëhen më 4 prill”.
En-Nesyri nuk bindet nga projekti i Juventusit, do transferi...
Protesta e PD-së/ 11 polic të lënduar, 17 protestues të arre...
Avdullah Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së
Alpinisti amerikan ngjitet pa litarë në ndërtesën më të lart...
Ukraina dhe Rusia bien dakord për raundin e dytë të bisedime...
Këputet vinçi gjatë punimeve, lëndohet një punëtor në Shkaba...