Papa Françesku shërbeu në shërbesën katolike të së dielës, pas daljes nga spitali Gemelli në Romë, duke falenderuar ata që u lutën për shëndetin e tij.
“Faleminderit për mbështetjen dhe lutjet tuaja, të cilat janë intensifikuar gjatë ditëve të fundit. Falenderoj popullin e Romës dhe pelegrinët ”, tha Papa. Në sheshin e Shën Pjetrit, mëngjesin e sotëm besimtarët kaluan numrin 60 mijë.
“Një javë më parë, një i pastrehë gjerman vdiq, nën kolonadën e këtij sheshi, i vetëm dhe i braktisur. Për secilin prej nesh, ai njeri është Jezusi. Ka kaq shumë njerëz që kanë nevojë për ne, ka kaq shumë të braktisur. Edhe unë kam nevojë për përkëdheljen e Jezusit, për ta ndjerë pranë meje. Për këtë arsye e vizitoj dhe e kërkoj mes të braktisurve, mes atyre që nuk kanë askënd”, shtoi Papa në mesazhin e tij.
Nesër fillon Java e Shenjtë Katolike. Siç u bë e ditur, të enjten Papa do të shkojë, për ceremoninë e “Lavamanit”, në burgun e të miturve të Romës, Casal del Marmo. Ndërsa, të premten, Papa do të kremtojë, në Koloseum, “Rrugën e Kryqit” (Via Crucis), në të cilën përfaqësohet marshimi i martirizimit të Jezusit drejt Kalvarit./abcnews.al
Rama ‘shpërthen’ ndaj protestës së opozitës: Jashtëderdhja n...
Administrata Trump nën presion, gjithçka dihet për vrasjen n...
Gjenden dhe konfiskohen 150 kg eksploziv dhe armatim në një ...
Policia konfiskon armatim të rëndë në një shtëpi të pabanuar...
Katër persona arrestohen për privim të kundërligjshëm nga li...
Rinumërohen 62% e votave të zgjedhjeve të 28 dhjetorit, proc...