Ka vdekur veterani i UÇK-së dhe invalidi i luftës nga Prekazi, Ferat Ferati.
Këtë e ka konfirmuar deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu përmes një postimi në “Facebook”, duke shtuar ky lajm tronditi të gjithë ata që e njohën Feratin.
“Lajmi për vdekjen e veteranit dhe invalidit të UÇK-së, Ferat Ferati nga Prekazi, na pikëlloi të gjithëve. Përpjekja për liri ju shperbly me dhimbje e vuajtje deri në momentet e fundit por qëndrimi prej burri stoik nuk do të zbehet kurrë. Do të na mungosh mik. Ngushëllime familjes, miqve e shokëve!”, ka shkruar Haxhiu./Arbresh.info/
Kurti për inflacionin, thotë se është i ‘’importuar’’: Anije...
Kane mungon ndaj Freiburg, pritet të rikthehet për ndeshjen ...
MPB sqaron përdorimin e xhamave të errët në automjete
Ganimete Musliu ia heq mikrofonin Albin Kurtit, nuk e lejon ...
Kurti: Ulja e TVSH-së dhe akcizës krijon boshllëk financiar,...
Miratohet nisma për lidhjen e Marrëveshjes Financiare Ushtar...