Pierre-Emerick Aubameyang kërkon t’i bashkohet Barcelonës, por Chelsea nuk dëshiron ta shesë atë te skuadra e La Ligas.
Skuadra nga Londra shpenzoi 10 milionë funte për ta transferuar sulmuesin në “Stamford Bridge” verën e kaluar, një lëvizje që pa Marcos Alonso të shkonte në drejtimin e kundërt.
Megjithatë, Aubameyang nuk i ka përmbushur pritshmëritë, duke shënuar tre herë në 18 paraqitje në të gjitha garat.
Sipas GOAL, 33-vjeçari është i “dëshpëruar” të kthehet në Camp Nou për të ringjallur karrierën e tij, por Chelsea nuk do ta bëjë të lehtë për të.
Në të vërtetë, është raportuar se drejtuesit e klubit mbetën të zemëruar nga vizita e Aubameyang në “Camp Nou” për të parë “El Clasicon” para pushimit ndërkombëtar.
Chelsea mori oferta nga MLS për Aubameyang në janar, por një transferim në fund nuk u realizua.
Opsioni i një ndërprerjeje të mundshme të kontratës nuk besohet të jetë real, pasi Chelsea është e bindur se do të marrë oferta për Aubameyang – kontrata e të cilit zgjat deri në vitin 2024 – në verë.
Raportohet se Interi është i prirur për të nënshkruar me të, por zgjedhja e preferuar e lojtarit mbetet Barcelona./Arbresh.info/
Kurti përkujton të rënët e 19 prillit 1999 në Lipjan dhe zhd...
Dion Gallapeni asiston në fitoren e Wisla Plock
Çështja e Presidentit: Kurti dhe Abdixhiku takohen sërish
Nafta godet rëndë bizneset në Kosovë
“Nuk ishte diçka e bukur”, Trump akuzon Iranin për shkelje t...
Haradinaj kujton heroin Sali Çekaj dhe dëshmorët e brigadave