Përmbyset autobusi në Turqi, 2 viktima e 21 të plagosur

12:38 | 30 Mars 2023
K.B

Dy persona kanë humbur jetën dhe 21 të tjerë janë plagosur pas përmbysjes së një autobusi për shkak të reshjeve të borës në Turqi.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se aksidenti ndodhi rreth orës 05:20 të ditës së sotme në autostradën Erzincan – Sivas, rrethi Refahiye.

Të plagosurit janë dërguar menjëherë në spital.

Ndërkohë autoritetet turke po vijojnë punën në vendngjarje, ndërsa kanë nisur hetimet për aksidentin./euronews

Shpërndaje në rrjete sociale