Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka pranuar se ka kopjuar një taktikë nga trajneri i tij i vjetër, Pep Guardiola.
Arteta ishte asistent në Manchester City nën drejtimin e Guardiolës përpara se të merrte detyrën e trajnerit kryesor te Arsenali.
Spanjolli pranon se përdorimi i Oleksandr Zinchenko, një nënshkrim nga City gjatë verës, është i ngjashëm me mënyrën se si Guardiola përdori Phillip Lahm në Bayern Munich.
“Filloi kur isha në Barcelonë, ne luanim një diamant 3-4-3 dhe një nga mbrojtësit e krahut luante atje”, ka shpjeguar fillimisht spanjolli.
“Por, Pep e bëri atë në Bayern për herë të parë me Phillip Lahm dhe më pas u zhvillua në City me shumë mënyra të ndryshme për ta bërë këtë me lojtarë të ndryshëm”.
“Pra, kjo është gjëja e mrekullueshme, që ju mund të merrni gjatë gjithë kohës gjëra nga sportet e tjera, trajnerë të tjerë për ta bërë veten më të mirë dhe se kurioziteti është i nevojshëm për të evoluar dhe për të qenë më të mirë”, përfundoi Arteta.
Kujtojmë se në këtë sezon ekipi i Artetes i prin tabelës në Premier League, që i bie se taktikat e kopjuara nga Guardiola i kanë shërbyer për të mirë.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...