Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur një deklarate të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, i cili kishte thënë se “Kurti dhe Vali Corleones nuk i ka thënë askush kurrë puna e marë”
Abdixhiku kishte thënë se arsyeja se pse nuk u ka thënë askush “puna e marë” është se nuk kanë punuar kurrë.
Kurti është përgjigjur duke thënë se qeverisje e tij ka sjellë “ditët më të mira të Kosovës”
“Unë po e menaxhoj qeverinë e Kosovës në ditët më të mira, që janë si rezultat i pikërisht kësaj qeverisje. Në vitin 2020, 1.5 miliardë të hyra tatimore. Në vitin 2022 2.5 miliardë. Unë po flas me shifra. Kush dëshiron të krijojë atmosferë negative le ta bëjë. Unë po flas me shifra”, tha ai në Dukagjini.
“Deficiti tregtar ka rënë për 6 herë. Pra menaxhimi im prej qeverisë Hoti e ka sjell këtu“, shtoi ai.
“Puna e marë më kanë thënë shumë qytetarë tërë jetën”, përfundoi Kurti.
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid
Rusia sulmon Ukrainën, ndërsa vazhdojnë bisedimet me SHBA-në...
Të dielën priten erëra të forta, Komuna e Prishtinës paralaj...
Francë: E vrau partneren para syve të fëmijës, Liridon Beris...
Zvicër: Kosovarit iu refuzua shtetësia në Aargau, por fiton ...