Kosova e Serbia do t’i vazhdojnë bisedimet në kuadër të dialogut me takimin e radhës të caktuar për datën 4 prill në Bruksel.
Për këtë takim Kurti tha se është në kuadër të kryenegociatorëve dhe do të ketë për qëllim diskutimin e çështjes së zbatimit të kësaj marrëveshje.
“Më katër prill në Bruksel kryenegociatoreve do të diskutojnë çështjen e zbatimit të marrëveshjes të tashmë është dakorduar, pra ka marrëveshje, ekziston marrëveshja ajo është shumë e qartë publike për të gjithë dhe kemi nevojë për zbatim te saktë dhe të shpejt të saj prandaj do të organizohet një takim nga organizatorët”, tha Kurti.
Tutje, lidhur me deklaratat, të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, Josep Borrell, se themelimi i Asociacionit është urgjencë, Kurti tha të mos merren për bazë deklaratat politike, pasi marrëveshja është e qartë dhe duhet zbatuar e tëra.
“Marrëveshja duhet të zbatohet e tëra nuk ka mundësi diçka të zbatohet e diçka mos të zbatohet, ashtu qysh nuk mund te ketë nënshkrim të njëanshëm njësoj nuk mund të ketë zbatim të njëanshëm të marrëveshjes, prandaj marrëveshjen nuk duhet ta copëtojmë duke marrë pjesët e preferuara”, tha ai.
“Fjala urgjencë është tek çështja e të pagjeturve”, tha në fund Kurti në një konferencë për media./Arbresh.info/
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...