Këto dy ditët e fundit, në Kosovë ka mbizotëruar një mot i keq me erëra të fuqishme e reshje të shiut, duke shkaktuar kështu dëme materiale.
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka njoftuar se ekipi nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca së bashku me zjarrfikësit dhe NPL ‘Hortikultura’ u kanë dal në ndihmë qytetarëve në kryeqytet duke evidentuar dëmet dhe rreziqet.
Përmes një postimi në Facebook, Rama falënderoi drejtorin për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica për gatishmërinë.
“Ekipi nga Drejtoria për Siguri dhe Emergjenca në bashkëpunim me Zjarrëfikësit dhe NPL „Hortikultura”, këto dy ditë pas erërave të forta dhe reshjeve të shiut, u ka dalë në ndihmë qytetarëve të #kryeqytetit duke u siguruar të evitojë dëmet dhe rrezikun! Faleminderit Drejtori Lulzim Fushtica për gatishmërinë”, ka shkruar Rama./Arbresh.info
Ylli i Man Cityt do të largohet nga klubi në fund të sezonit...
Trump: Rihapja e Hormuzit nuk është përgjegjësi e SHBA-së
Shkeljet dhe evazioni në pikat e këmbimit valutor, BSH heq l...
Qeveria mblidhet nesër në mëngjes
Gjendet pa shenja jete një person në Prizren
Real Madrid i pakënaqur me Anglinë për trajtimin e Jude Bell...