Një person është arrestuar në Ferizaj pasi që dyshohet se me datën 18 mars 2023 në një shtëpi në Greme të Ferizajt ka vjedhur para me vlerë prej 40 mijë euro, stoli ari në vlerë 25 mijë euro dhe dy armë zjarri dhe sasi të municionit.
Siç thuhet në njoftimin e policisë, i dyshuari S.I., 49 vjeçar është intervistuar në prani të avokatit mbrojtës dhe me vendim të prokurorit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, përcjell arbresh.info.
Njoftimi I plotë I Policisë së Kosovës:
Me datën 18.03.2023 rreth orës 04:00 në një shtëpi banimi në fshatin Greme të Ferizajt, persona të panjohur kishin depërtuar me forcë dhe nga aty dyshohet se kishin vjedhur para në vlerë prej 40 mijë euro, stoli ari në vlerë prej 25 mijë euro, dy armë zjarri (pistoleta) me leje dhe sasi të municionit.
Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, nën autorizim të prokurorit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj i kishte marr të gjitha veprimet e nevojshme dhe kishte nisur hetimet. Hetuesit rajonal pas një punëve intenzive, grumbullimit të informacioneve në terren, shikimit të kamerave të sigurisë, kanë arritur që të sigurojnë prova të mjaftueshme dhe me datën 27.03.2023 rreth orës 19:30 kanë arrestuar të dyshuarin S.I (M/K) i moshës 49 vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer vjedhje të rëndë.
I dyshuari S.I është shoqëruar në Sektorin Rajonal të Hetimeve në Ferizaj dhe pas intervistimit të tij, në prani të avokatit mbrojtës, me vendim të prokurorit të rastit është ndaluar në mbajtje për 48 orë, për procedura të mëtejme hetimore.
Policia jep detaje për aksionin që çoi në arrestimin e shtat...
Disa persona marrin tretman mjekësor në Gjilan – shkak tymi ...
Tragjike në Greqi/ 19-vjeçari shqiptar humb jetën, ra nga ba...
Një person shoqërohet në polici për transport ilegal të druv...
Kapen mbi 10 mijë euro të padeklaruara në një automjet në Ja...
Tritol në një automjet në Tiranë, nisin hetimet