Lideri i PD-së, Sali Berisha, ka reaguar përmes një postimi në facebook, pas vrasjes së rojës së televizionit “Top Channel” .
Berisha e ka dënuar këtë akt, duke e cilësuar të shëmtuar dhe kriminal.
“Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë akt të shëmtuar kriminal dhe i shpreh ngushëllimet e mia më të ndjera familjes së viktimës, miqve, të afërmve dhe kolektivit të Top Channel”.
“Denoncoj këtë akt kriminal, si dëshmi tjetër e dhimbshme e pasigurisë së plotë, që ekziston sot në vend nga vendosja e rendit nga regjimi në duart e krimit”, ka shkruar Berisha./Arbresh.info/
Nis mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për raportin...
Trazirë në Anfield: Tifozët e Liverpoolit marrin vendim radi...
Policia shqiptare kap 4 shtetase kineze për prostitucion, pr...
Rihapet xhamia Al Aqsa/ Ishte mbyllur pas nisjes së luftës n...
OVL-UÇK: Kosharja, një nga kapitujt më të lavdishëm të luftë...
Kurti udhëton drejt Londrës, merr pjesë në Konferencën për M...