Zbardhen detaje të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e ndodhur pranë zyrave të Top Channel, ku persona ende të paidentifikuar qëlluan me armë zjarri, duke lënë të vrarë rojen.
Mësohet se një automjet tip “Range Rover”, me targa të vjedhura është gjetur i djegur në Golem të Kavajës.
Në vendin e ngjarjes janë gjetur rreth 25 gëzhoja kallashnikovi dhe po ashtu brenda saj dy armë zjarri kallashnikovë.
Viktimë e kësaj ngjarje të rëndë mbeti Pal Kola 60 vjeç, roja i sigurisë.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 27.03.2023, rreth orës 01:00, në Mëzes, në rrethana ende të paqarta, nga persona ende të paidentifikuar, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të ambienteve të Top Channel.
Si pasojë e të shtënave ka humbur jetën roja i sigurisë shtetasi P. K., 60 vjeç (punonjës i një shoqërie për ruajtjen fizike të objekteve).
Është ngritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Shërbimet e Policisë kanë ngritur pikat e kontrolleve dhe vijon puna për identifikimin e kapjen e autorëve.
Thirrje në Gjermani për tërheqjen e arit nga SHBA-ja
REL: Kur Perëndimi përçahet, gjëma ndihet edhe në Ballkan
Bayerni po tenton t’ia rrëmbejë Chelseat një talent të...
Stuhia historike në SHBA/ 217 mijë banorë pa energji dhe mbi...
Kurti takoi një grup krijuesish shqiptarë nga Mali i Zi
Rama: Ftesa e Trump për Bordin e Paqes ngjarje historike për...