Një hulumtim i ri nga dua.com tregon se Zvicra është vendi më i preferuar për vizitë nga kosovarët:
Zvicra shfaqet si vendi më i vizituar (28.75%), e përcjellur nga Gjermania (21.5%) dhe Suedia (4.82%).
Një pjesë e madhe e përdoruesëve (54.77%) kanë shfaqur një preferencë për rajonin gjermanofolës.
Çuditërisht, Austria radhitet e 4-ta në listë menjëherë pas Suedisë, me një përqindje të përafërt me vendin e 5-të, Francën.
Hulumtimi ka analizuar të dhënat e më shumë se 160,000 përdoruesëve nga Kosova brenda aplikacionit – në të cilin janë gjeneruar mbi qindra mijëra fluturime – për të përcaktuar vendet më të pëlqyera për kosovarët.
Përdoruesit e aplikacionit e kanë mundësinë të përdorin opsionin e fluturimit për të ndërruar lokacionin nga Kosova në një shtet tjetër, me mundësi që të njohin shqiptarë të tjerë.
Hulumtimi gjithashtu zbuloi se grupmoshat që udhëtojnë më së shpeshti janë 25 deri në 34 vjeç, rezultat ky që hodhi dritë mbi preferencat e të rinjëve të Kosovës.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...